Je kundër rregullores! Vajza me kancer detyrohet të heqë kapelen në shkollë

Je kundër rregullores! Vajza me kancer detyrohet të heqë kapelen

Një vajzë 13 vjeçe po lufton me kancerin dhe mban kapele në shkollë për të fshehur flokët që i bien, por papritur u detyrua të bënte dicka që nuk donte. 

Bella Thurston nga Meksika e re u detyrua të hiqte kapelen për fotografinë zyrtare të studentëve të shkollës.

“Ishte shumë turpëruese dhe e mërzitshme për mua. Po përpiqesha të mos qaja. Nuk ishte një eksperiencë e mirë”, tha ajo për KOAT.

Bella u diagnostikua me kancer kur ishte 5 vjeçe, por kur filloi kimioterapitë pati rënie të flokëve. Për këtë arsye vogëlushja vendosi të mbajë kapele. Gjatë momentit të fotografisë, një punonjës i studios fotografike i tha se duhet ta hiqte pasi ishte kundra rregullores së shkollës.

EMISIONET