Edicioni i shtatë i këtij festivali, u mbajt në barin “Bier Garden”, brenda hotelit  modern  Rogner, ndërsa performuan  artistëve nga Austria dhe Izraeli.

Në ceremoninë e hapjes,  përveç artëdashësve merrnin pjesë edhe personalitete nga fusha të ndryshme.

Besim Petrela, drejtori i festivalit  tha se ky  evenimenti është më i rëndësishëm në Shqipëri për muzikën xhaz dhe tashmë është kthyer në një traditë.  

Sipas tij, festivali mbështet dialogun kulturor nëpërmjet muzikës xhaz, si mjet komunikimi midis të rinjve.

Besim Petrela: Si risi ka një projekt të ri të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor e cila mbështet projektin SANITI (Sarajevë-Nish-Tiranë). Qëllimi është dialogu multikulturor.

 Festivali mirëpret dhjetëra artistë, ndërsa organizohet në Tiranë dhe qytetin e Fierit në datat 24 deri 28 korrik.

/Ora News.tv/