Pas shumë spekulimeve dhe dy albumeve shokuese që ‘ushqyen’ masivisht thashethemet, Jay Z pranoi se ka tradhëtuar divën e muzikës Beyoncen. 

Reperi aludoi gabimin e tij të rëndë në albumin 4:44, i cili erdhi 1 vit pas këngës emocionale të Beyonces ‘Lemonade’, ku tregoi se sa shumë i ishte thyer zemra.

Në një intervistë për New York Times, Jay Z tregoi se ka qenë terapia e cila ka ndihmuar që lidhja e tyre të ecë përpara.

Ai tha se pas zgjidhjes së problemeve martesore, me bashkëshorten e tij prej 9 vitesh, të dy së bashku kanë punuar për publikimin e një albumi të përbashkët.

Çifti kanë qenë së bashku që nga viti 2000, kur kur Beyonce ishte rreth 20 vjeç dhe Jay Z 40 vjeç. Në qershor të këtij viti Beyonce lindi binjakët e çiftit Rumi dhe vëllai Sir, tani pesë muaj, dhe vajzën Blue Ivy.

/Ora News.tv/