Jay Z kryeson të gjitha nominimet e Grammy Awwards, por bosi i Roc Nation besohet se nuk do të performojë në skenën e madhe të ceremonisë që mbahet të dielën. 

Repere ka hequr dorë nga performanca në mënyrë të paarsyeshme.

Pavarësisht nëse Jay do të performojë apo jo, ai pritet që të nderohet nga Akademia e Muzikës. 

“Ne absolutisht jemi të entuziazmuar që të nderojmë Jay Z në Grammy Salute”, u shpreh Neil Portnow. 

Vitin e kaluar, Jay nuk performoi në këtë event, teksa shijoi performancën e e parë publike së Beyonces, pasi bëri publike shtatzëninë. 

Disa reperë dhe këngëtarë të tjerë pritet që të shfaqen në skenë për të performuar ku përfshihen Kendrick Lamar, Rihanna, Bryson Tiller, DJ Khaled, Bruno Mars, Cardi B, SZA, Childish Gambino, Logic, Alessia Cara, Khalid, Lady Gaga, U2, Miley Cyrus dhe Elton John. 

Këtë vit Jay mund të fitojë tetë çmime, përfshirë “Këngën më të mirë të Vitit” për këngën (“4:44”), “Albumin më të mirë të Vitit” po ashtu me këngën (4:44).

/Ora News.tv/