Jay Z dhe Beyonce ndahen? Zbulohet e vërteta e tradhtisë

Jay Z dhe Beyonce ndahen? Zbulohet e vërteta e tradhtisë

Romanca mes Jay Z dhe Beyonce dihet nga të gjithë, por tradhtia që bëri producenti ndaj këngëtares pati vëmendje nga ana e publikut.

Ai zgjodhi të fliste për herë të parë në një intervistë për emisionin e David Letterman duke treguar të gjithë të vërtetën.

“Ashtu si ti edhe unë kam një grua të bukur, e cila më kupton dhe e di që kjo e keqe nuk mund të mposhte të gjitha të mirat që unë kisha bërë dhe mori vendimin për të shkuar në terapi, pasi ne e duam vërtetë njëri-tjetrin. Ne me të vërtetë u përpoqëm. Për shumë vite muzika që unë bëj është rezultat i gjërave që kanë ndodhur. Ashtu si ti edhe mua më pëlqen të mendoj se jemi në një vend më të mirë sot, por vazhdojmë të punojmë, të komunikojmë dhe të rritemi. Jam krenar për babain dhe bashkëshortin që jam sot, falë gjithë punës së bërë”, tha ai duke konfirmuar tradhtinë.

Dyshja e suksesshme kanë tre fëmijë së bashku, Blue Ivy Cartier, 6 vjece dhe dy binjakët 10 muajsh, Rumi dhe Sir Cartier.

EMISIONET