Jashtë mode? Emri më i përdorur për djem në Berlin është Muhamed

Jashtë mode? Emri më i përdorur për djem në Berlin

Emri më i përhapur në Berlin për foshnjat djem në 2018 është emri Muhamed.

Shoqata për gjuhën gjermane zbuloi se ky emër është një nga dhjetë emrat më të njohur për djem në Gjermani. Ashtu si Berlini, edhe Hamburgu, Saarland dhe Hesse. Për Berlinin ky emër kaloi nga emri i gjashtë më i përdorur pas emrave si Louis dhe Emil në emrin e parë. Shoqata shprehet se përhapja e këtij emri lidhet me valën e emigrantëve. Më shumë se 1 milion emigrant nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme kanë zënë vend në Gjermani, pasi kancelarja Merkel hapi dyert në 2015.

Kjo situatë nuk është në të gjithë vendin, pasi në tërësi emri më i përdorur për djem është Ben dhe për vajza Ema.

Ekspertët e gjuhës thonë se prindërit në veri dhe në lindje të gjermanisë janë më të prirur t’u vendosin fëmijëve emra të paraardhësve.

EMISIONET