Jashtë lojërave mesdhetare, peshëngritësit shqiptar "përplasen" me KOKSH-in

Ekipi Kombëtar i Peshëngritjes nuk do të marrë pjesë në lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në qytetin e Tarragonës në Spanjë.

Vendimi është marrë nga Komitetit Olimpik Shqiptar që në një njoftim thekson se kjo masë është marrë pas skandalit të dopingut që preku peshëngritjen kuqezi.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e peshëngritësve shqiptarë. Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja, që sot janë përballur me drejtuesit e KOKSH.

Ata i kanë kërkuar drejtuesve të Komitetit Olimpik, në një takim me ta, të kthejnë vendimin dhe t’i lejojnë të garojnë me ekipin kombëtar.

Sipas burimeve tonet kanë qenë të acaruara, deri kur në një moment shkuan edhe në kontakte fizike.

Sportistët kanë paraqitur edhe ftesën që kanë marrë nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare që të marrin pjesë në aktivitetin që zhvillohet muajin e ardhshëm në Spanjë.

Statusi në "Facebook" i Erkand Qerimaj:

"Drejtuesit e Kokshit jan mshehur ne zyre, Mbasi doli qe nuk ka asnje vendim per te denu Ekipin e peshngritjes, nuk japin vendim qe edhe ne te shkojme ne Gjykat te ankimojme vendimin. Turp Kombetar te denosh kombetaren me nje fjale pa shkresa zyrtare".



EMISIONET