Japonia përballet me rrezikun më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Japonia përballet me rrezikun më të madh që nga Lufta e

Situata e sigurisë me të cilën përballet Japonia është më e rrezikshmja që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të provokimeve "të papranueshme" të Koresë së Veriut, tha kryeministri Shinzo Abe.

Kryeministri japonez u zotua të forcojë mbrojtjen e Japonisë përballë kërcënimit në rritje, por nuk dha detaje specifike.

Marrëdhëniet me veriun janë bërë më të tensionuara në muajt e fundit, veçanërisht pasi shteti izolacionist kreu testin e gjashtë dhe më të madh bërthamor në shtator.

Në nëntor, Veriu tha se kishte testuar me sukses një raketë të re interkontinental balistike që mund të arrinte në çdo pjesë të kontinentit të SHBA.

"Nuk është ekzagjerim të thuhet se mjedisi i sigurisë përreth Japonisë është më i rrezikshmi që nga Lufta e Dytë Botërore. Unë do të mbroj jetën e njerëzve dhe jetesën paqësore në çdo situatë,"-tha Abe në një konferencë.

Japonia rriti buxhetin ushtarak muajin e kaluar duke rritur shpenzimet nga 1.3% në 34 miliardë dollarë, raporton The Independent.

Një pjesë e buxhetit u vendos për bërë përmirësime në mbrojtjen ndaj raketave balistike dhe pjesa tjetër për të përmirësuar sistemet paralajmëruese që ndihmojnë Japoninë të merret me kërcënime më komplekse, siç janë raketat e shumta të lëshuara njëkohësisht.

Në muajin mars, Koreja e Veriut lëshoi katër raketa në të njëjtën kohë në Detin e Japonisë.

EMISIONET