Japoni, paralajmërim për aktivizimin e vullkanit James Bond

Autoritetet japoneze paralajmëruan popullin për rrezikun e rënies së gurëve me shpejtësi prej 4km në orë si pasojë e shpërthimit të një vullkani në ishullin Kyushu -raporton BBC

Mali Shinmoedake ka ditë që hedh hi, por shpërthimi u bë aktiv orët e para të së shtunës.

"Aktiviteti vullkanin atje mund të vahzdojë për muaj me radhë"-shpjegojnë ekspertët.

Në  1967-n filmi " James Bond" (seria "Jetohet dy herë"), mali Shinmoedake u përdor si vend për strofullën sekrete të një organizate kriminale.

Të shtunën Agjensia Meteorologjike e vendit lëshoi alarmin duke thënë se "gurë fluturues" mund të arrijnë tani shpejtësinë 4 km/h rreth vullkanit. Agjensia Meteorologjike Japoneze bën të ditur se "Shpërthime të mëdha ndodhën rreth orës 01:54 pas mesnate me orën lokale dhe në 04:27 të mëngjesit me orën lokale. Tymi u rrit deri në  4,500m në ajër.

Dridhjet shkaktuan lëkundje të ndërtesave dhe llava e shkrirë po zbret poshtë nga njëra anë e vullkanit.

Një shpërthim në  201-n detyroi qindra njerëz të linin shtëpitë e tyre. Japonia ka 110 vullkanë aktivë.

EMISIONET