Eksperti për Ekonominë  Enea Janko i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News tha se klima politike në vend ka ndikuar në ikjen masive të qytetarëve, por edhe mungesën e rritjes ekonomike.

Janko: Mungesë stabiliteti politik kemi pasur në 27 vite dhe për mua është faktor që ka ulur produktivitetin tonë si shoqëri dhe në rritjen ekonomike dhe të mirëqenies. Ndonjëherë më duket një lojë politike nga të dyja palët për të mbajtur pushtetin, njëherë njëra, një herë tjetra. Kjo mungesë stabiliteti ka ndikim të madh. Po ikin njerëzit nga vendi në vazhdimësi. Tkurrja  e popullsisë ul fuqinë konsumatore. Zhvillimi në Shqipëri është me zikzake

/Ora News.tv/