SHBA mbyll zyrat e emigracionit në 20 vende të botës

SHBA mbyll zyrat e emigracionit në 20 vende të botës

Administrata amerikane po përgatitet që të mbyllë dhjetëra zyra të emigracionit në 20 vende të ndryshme të botës, me synim kursimin e miliona dollarëve në shpenzime vjetore.

Kjo lëvizje nuk ka mbetur pa u qortuar se do e bëjë më të vështirë procesin e bashkimeve familjare, pranimin e refugjatëve, adoptimin e fëmijëve të huaj apo marrjen e nënshtetësisë nga bashkëshortët e pjesëtarëve të ushtrisë amerikane.

Agjencia për Shtetësinë dhe Emigracionin në SHBA njoftoi se po koordinohet me Departamentin e Shtetit për të marrë përsipër aplikimet dhe peticionet e parashtruara deri më tani.

Ndër zyrat e emigracionit që planifikohet të mbyllen brenda vitit janë ato në Evropë, Kinë, Indi dhe në Amerikën Latine.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në SHBA kanë reaguar menjëherë duke u shprehur se propozimi i fundit e minon seriozisht sistemin amerikan të emigracionit, dhe vë në rrezik familjarët e personave që ndodhen aktualisht në Shtetet e Bashkuara.

Zhvillimit të fundit i ka paraprirë me deklarata dhe propozime anti-emigracion presidenti Donald Trump.

Në fundvitin e kaluar ai kërkoi përgjysmimin e numrit të emigrantëve të ligjshëm që pranohen çdo vit në vend dhe anulimin e programit të lotarisë amerikane, në të cilin vitin e kaluar aplikuar mbi 20 milionë persona, mes tyre edhe mbi 300 mijë shqiptarë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka theksuar nevojën e krijimit të një sistemi emigrimi që bazohet së pari në meritat e kandidatëve dhe aftësitë e tyre profesionale.                       

EMISIONET