"Jam këtu për biznes", arrestohet në hotel shqiptari në kërkim evropian

"Jam këtu për biznes", arrestohet në hotel shqiptari

I kërkuar në të gjithë Evropën, ai u gjurmua nga agjentët e policisë së Ternit teksa po largohej nga një hotel në periferi të qytetit. "Unë jam këtu për biznes," u tha ai agjentëve që e kontrolluan.

Deklarata ishte e pamjaftueshme për policinë, që kishin të dhëna mbi lëvizjet e tij dhe se qëllimet ishin krejt të tjera. Burri, një shtetas shqiptar 58 vjeç, u dënua në shkurt të këtij viti nga Gjykata e Tiranës me 10 vjet burgim nën akuzat e mashtrimit dhe prodhimin e dokumenteve të rreme.

Shqiptari i arrestuar sipas mediave lokale italiane, u dërgua në burgun Sabbione në dispozicion të Gjykatës të Apelit të Perugias për ekstradimin e tij.

EMISIONET