Kur po qëndronte në rradhë për të hipur në avion për një udhëtim të gjatë, Lydia Brain preku pjesën e pasme të këmbëve.

Ajo u tmerrua kur pa se gjaku po i rridhte nëpër gjunj. 24-vjeçarja nga Londra Veriore kishte patur shumë gjakderdhje gjatë ciklit menstrual, por nuk e mendonte kurrë si dicka të rëndë.

Iu deshën më shumë se dy vitesh që të zbulonte se vuan nga kanceri i mitrës. Ajo zgjodhi të tregojë historinë e saj që të japë shenjat për vajzat e tjera, të cilat mund ta parandalojnë. Fatkeqësisht, Lydia thotë se e zbuloi shumë vonë, prandaj nuk mund të bëjë kurrë fëmijë.

"Nuk e mendoja kurrë që kisha kancer, madje as mjekët nuk e mendonin këtë. Simptomat e mia filluan fillimisht kur isha rreth 20 vjeçe, kisha puçrra dhe disa gjëra të tjera dhe po testohesha për cistet në vezore. Ishte goditja më e madhe. Me të vërtetë kisha shpresuar se një ditë do të isha në gjendje të bëja fëmijë", u shpreh Lydia.

Ky është kanceri i katërt më i shpeshtë tek gratë në Britani, i cili prek 9.300 femra çdo vit.

Shenjat që tregojnë se keni të njëjtën sëmundje

- dhimbje e shpinës, këmbëve ose legenit

- humbja e oreksit

- lodhje

- të përziera

- dhimbje në pjesën e poshtme të barkut

- dhimbje gjatë seksit

- Femrat para menopauzës mund të kenë periudha më të rënda se zakonisht ose shumë gjakderdhje 

/Ora News.tv/