Jaka: Taksa për shitjen e shtëpive më e larta në rajon, efekt bumerang

Jaka: Taksa për shitjen e shtëpive më e larta në rajon,

Kreu i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Nikolin Jaka i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News thotë se taksa 15% për kalimin e banesave në Hipotekë është më e larta në rajon.

Jaka: Formalizim dhe TVSH përjashto gjithë deri në 10 mln. Sot është kthyer në bumerang për të gjitha kalimet në Hipotekë. Taksa 15% është e lartë. Pothuajse të gjithë janë të bllokuar dhe presin amnistinë e radhës. 

Taksa 15% është e vetmja takës në këtë shifër në rajon. Maksimumi shkon nga 3 në 7 për qind. Ne kemi kërkuar të që mos manipulohet kjo, të mos kthehet në bumerang. Shtëpia e parë të jetë zero, shtëpia e dytë në 5%. 

Pjesa tjetër është pjesa e taksës së pasurisë, e cila është kthyer në problem të madh për industritë përpunuese dhe prodhuese. Ne pretendojmë që taksa të zbresë 0.05 për banesat, 0.1 për apartamentet e dyta, taksa për ambiente tregtare 0.15 ndërsa për përpunimin 0.05. Kanë kompani që paguajnë 80 mijë euro në vit. Kjo është situata sidomos për kompanitë e mëdha. Qoftë edhe për kompanitë bujqësore dhe blegtorale. 



EMISIONET