Jaka: Bujqësia u harrua, ndërtimi në kolaps

Jaka: Bujqësia u harrua, ndërtimi në kolaps

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe duke diskutuar për buxhetin e vitit të ardhshëm, thotë se ndërtimi është thuajse në kolaps.

Jaka: Kemi 2017-n një vit të dështuar për mbështetjen ndaj bujqësisë. Edhe fondet që ishin parashikuar u tërhoqën. Bujqësia pothuajse është harruar. Ndërtimi është futur në një kllapi të paimagjinueshme. Deri në vitin 2003, ndërtimi ishte gjenerator i ekonomisë. Jam i bindur që po këto vepra do të zhvillojnë ekonominë.

Keni rritur taksën e infrastrukturës nga 4% në 8% e shitjes. Në një përllogaritje që ne bëjmë, është 15 fishuar dhe jo vetëm në rajon por askund nuk ndodh një rritje 1500 herë. Në qoftë se nuk do të kemi reflektim tek ndërtimi, shumica e kompanive do të paraqesin lejet dhe nuk i tërheqin dot.

Lufta ndaj informalitetit. Sapo e prezantuat që do të ketë zero TVSH-në për biznesin e vogël. Në momentin që e keni ulur në 2 mln vetëm i rrisni shkallën e informalitetit. Ajo çfarë është më e rëndësishme është që tek tregtia dhe TVSH-ja, ju nuk keni menduar që të ketë një vlerë të shtuar në treg.

/Ora News.tv/

EMISIONET