Nëse ndonjëherë keni dashur të zotëroni një superjaht luksoz 414 metra, që dikur i përkiste bashkëthemeluesit të ndjerë të Microsoft Paul Allen, tani mundeni. Jahtin mund ta blini për 325 milion dollarë.

Octopus ishte një nga tre jahtet e Allen. Ai gjithashtu zotëronte jahtin Tatoosh, 92 metra dhe Medusan, 60 metra.

Pas vdekjes së Allen ne vitin 2018 shumë nga sendet e tij u vendosën në shitje, përfshirë aeroplanin më të madh në botë, të zhvilluar nga kompania ajrore e Allen, Stratolaunch.

Octopus ju bashkua listës javës së kaluar me një çmim prej 325.2 milionë dollarë.

Ai është një nga superjahtet më të mëdha private në botë dhe mund të mbajë 26 pasagjerë dhe 63 anëtarë të ekuipazhit.




/Ora News.tv/