Jabllanoviç letër Vuçiç: Ne nuk kemi frikë nga shqiptarët

Jabllanoviç letër Vuçiç: Ne nuk kemi frikë nga

Partia e Serbëve të Kosovës iu ka drejtuar Aleksandar Vuçiçit me një letër të hapur.

Në të ndër të tjera në atë letër thuhet se inteligjenca dhe Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë është nën sulmin e Vuçiçit. 

“Ne nuk kemi frikë nga shqiptarët e as nga KFOR-i, por fatkeqësisht nga Beogradi”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.

PSK-së, kryetar i së cilës është ish-kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviç, përmendë edhe fakte të tjera që sipas saj i kanë dëmtuar serbët e Kosovës, ndër to manipulimi i votave, duke përmendur se “kanë votuar edhe njerëzit e vdekur”, gjatë zgjedhjeve të fundit. 

Në fund të letrës PSK ia përmend Vuçiçit faktin se mediat e tij në Serbi në vazhdimësi i anatemojnë kundërshtarët e tij politikë në Kosovë, shkruan RTK. 

EMISIONET