Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar mbi situatën në akset rrugore të vendit.

ARSH raporton se kompanitë e mirëmbajtjes punuan gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe për shpërndarjen e kripës.

Ja situata:

Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior:

-Të gjitha akset e Tropojës qarkullimi bëhet pa zinxhir.

-Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir.

-Domaj-Draj-Rec me zinxhir.

-Në akset e qarkut Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.

-Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.

-Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë perdorim të zinxhirëve.

Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë.

/Ora News.tv/