DASHI

Do keni shumë mundësi të ndjeni emocione ndryshe këtë fundjavë. Fillimi i gushtit ka qenë mjaft pozitiv, tani ndihesh edhe më i lirë për të mbyllur një lloj marrëdhënieje që ndjen se nuk po funksionon. Mund të kesh besim tek horizontet e reja që do të paraqiten.

DEMI

Evito konfliktet sot. Në fundjavë mund të rikuperosh atë që humbe ditët e shkuara.

BINJAKËT

Sot ka mundësi të përjetoni disa situata tensioni apo një moment shqetësimi të brendshëm. Në punë do keni më shumë komplikime se ç’mendonit. Megjithatë është një fazë që duhet të mendoni.

LUANI

Ky është një moment shumë i volitshëm. Kjo ditë do jetë e rëndësishme, por mos gjykoni të tjerët. Nëse viheni në lojë, do ngjani më të mençur.

VIRGJËRESHA

Mos i lini të tjerët të përfitojnë nga gadishmëria dhe vullneti juaj i mirë. Kjo do jetë një ditë paksa stresuese. Kujdes me ushqimin.

PESHORJA

Nëse ke diçka për t’i thënë dikujt, bëje sot, mos prit të dielën. Do keni pak stress gjatë fundjavës. Mbase korriku ka nxjerrë disa probleme në dashuri, të cilat ende nuk i keni zgjidhur.

AKREPI

Kjo fundjavë do jetë rikuperuese për ju. Kontrolloni formën fizike, është e rëndësishme. Në familje keni pasur ndonjë bisedë disi të ndezur dhe jeni të lodhur  nga diskutimet me familjarët.

SHIGJETARI

Po përjeton një moment të sikletshëm, por mund të rigjesh energjinë pozitive. Ka ardhur momenti për t’u rikthyer në lojë. Ndjenjat do mbizotërojnë.

BRICJAPI

Hëna do ndodhet në shenjën tënde. Janë 48 orë të rëdësishme, ku do përqendrohet energjia dhe dëshira për të vepruar. Je ambicioz në punë dhe është thelbësore për ty. Fundjava do jetë me rritje të humorit, edhe pse në dashuri gjërat ende çalojnë.

UJORI

Përpiquni që përballjet me të tjerët t’i shtyni për gjysmën e dytë të gushtit.  Rritet tension ii brendshëm dhe do e ndjejë edhe forma juaj fizike diçka të tillë. Po përpiqesh të thyesh monotoninë, por nuk është e lehtë, mbase jeton një realitet që nuk është aspak ashtu siç e imagjinoje.

PESHQIT

Yjet janë pak konfliktualë. Përpiquni të pushoni këtë periudhë dhe stabilizoni prioritetet. Kujdes me Shigjetarin dhe Binjakët. Ka diçka jo shumë të qartë. Në punë mund të ketë ndryshime.

/Ora News.tv/