Ja shuma marramendëse që do paguhet Madonna për performancën në Eurovision

Ja shuma marramendëse që do paguhet Madonna për performancën

Madonna do paguhet me një shumë marramendëse për të performuar në Eurovision.

Diva e muzikës do këndojë dy këngë të saj dhe për këtë do paguhet plot 1 milionë dollarë.

Performanca e ikonës së popit do financohet nga një miliarder izraelito-kanadez, Sylvan Adams, i cili ka financuar ngjarje të mëdha dhe koncerte për të mbështetur Izraelin mes lëvizjeve të artistëve për të bojkotuar vendin.

Adams tha  për Jerusalem Post se koncerti do të përmirësojë imazhin global të Izraelit.

Madonna do performojë dy këngë në Eurovision në një audiencë globale prej 180 milionë shikuesish, përfshirë edhe një këngë të re nga albumi i saj i ardhshëm.

Festivali i madh i këngës do nisë në Tel Aviv më 18 maj.

EMISIONET