Ja sa do të paguajnë qytetarët për një litër naftë me taksën e re të Ballukut

Ja sa do të paguajnë qytetarët për një litër

Projektligji i ri për depozitat e karburanteve, i cili pritet të rrisë çmimin e naftës me rreth 20 lekë për litër, për ish-deputeten e PD-së, Dhurata Çupi, është antikushtetues.

E ftuar në RTV Ora, ajo tha se nisma në fjalë do të çonte çmimin e naftës në 200 lekë për litër.

Çupi: Ka një projektligj nga qeveria të depozituar për miratim në parlament për ngritjen e një Agjencie Shtetërore mbi menaxhimin e rezervave të hidrokarbureve. Agjencia do të ketë si objekt të punës së saj menaxhimin e depozitave rezervë. Është antikushtetues, e pa llogaritur mbi kostot që koston ngritja e kësaj agjencie dhe mbivendos një shërbim që sot është dhe funksion. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, projektligji parashikon që kjo Agjenci duhet të ketë 300 mijë ton në vit. Nëse do të blehet do të shkojë 300 milion. Shtuar magazinimin, doganën, ndërtimin e rezervave në rastin më të mirë një kosto 200 milion.E gjitha shkon te konsumatori që i bie 20 lekë rritje të karburantit. Shtuar këtë taksë karburanti i bie të shkojë 200 lekë për litër.

Për Çupin,  nëse projektligji merr bekimin e Kuvendit do të ishte kastrofike për ekonominë e shqiptarëve, pasi edhe aktualisht kemi çmimin më të lartë në Europë për karburantet.

Ajo tha se PD do të mbështesë protestën e qytetarëve të hënën, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për të fikur makinat nga ora 12-15.


EMISIONET