Ja rrugët që kalohen me zinxhirë, Korça "mbërthehet" nga ngricat

Ja rrugët që kalohen me zinxhirë, Korça

Situata e rrugëve si pasojë e borës dhe ngricave në disa zona vazhdon të jetë problematike.

ARRSH njofton se gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj- Drajë Rec

Qafë Mali- Fierzë

Ura e Cerenecit-Steblevë

Kuben-Vasije

Peshkopi-Qafë Drajë

Peshkopi-UShtelencë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Sipas ARRSH në Rajoni Qendror, gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe tani kanë filluar reshje të dobëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Aksi nga Trau i Dajtit-Teleferik -Vilat Qeveritare, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.

Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Edhe në rajonin jugor gjatë natës temeraturat kanë qenë të ulëta, sidomos në qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për shkak të temperaturave dhe prezencës së ngricave në rrugë.

Në Qarkun Korçë qarkullimi është normal pa zinxhir.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Të gjithë kontraktoret janë në gatishmëri, pasi pritet që pasdite të ketë reshje bore.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

EMISIONET