Ja pse disa njerëz drithërohen kur urinojnë

Ja pse disa njerëz drithërohen kur urinojnë

A keni përjetuar ndonjëherë një dridhje kurrizore kur urinoni?

Rezulton se ky është një fenomen që ndikon shumë njerëz.

Ndikon më shumë tek meshkujt sesa femrat dhe nuk ka të bëjë fare me të ftohurit

Mendohet se lidhet me mënyrën se si fshikëza juaj dhe zbrazja e saj është e lidhur me sistemin tuaj nervor.

Në një clip YouTube SciShow, Olivia Gordon tha se nuk dihet ende saktësisht se pse ndodh kjo pasi nuk ka pasur një studim të mirëfilltë.

"Dridhja mund të ketë të bëjë me një ndërveprim midis dy pjesëve të ndryshme të sistemit tuaj nervor", tha ajo.

"Kur shkoni për të urinuar, trupi juaj gjithashtu ul presionin e gjakut.

"Ky është sistemi nervor parasympathetic në punë, pjesa përgjegjëse për proceset e pavullnetshme, që janë më shumë në lidhje me pushimin si: tretje dhe uljen e normës tuaj të zemrës".

Ajo vazhdoi: "Por të urinosh,  gjithashtu lidhet me sistemin nervor simpatetik i cili është i përfshirë në procese të tjera vullnetare si gjatë fluturimit ose vetmbrojtjes.

"Është e mundur që ju të keni një drithërimë kur ka një ndërveprim veçanërisht të fortë në mes të këtyre dy përgjigjeve."

Pra, në thelb, mund të jetë një konfuzion i sinjaleve midis dy sistemeve nervore që shkaktojnë ndjesinë e dridhjes në trupin tuaj.

Kur fshikëza jonë është e plotë, ajo aktivizon një grup nervash në shtyllën tonë kurrizore për të na thënë që ne duhet të urinojmë.

Pastaj sistemi ynë nervor parasympathetic vihet në veprim, duke përgatitur trupin për të shtrydh muskujt e fshikëzës për të na lejuar të shkojmë në tualet.

Por sistemi automatik punon kundër saj duke e mbajtur në vete, për të na ndaluar të lagemi.

Kur ne më në fund shkojmë në tualet, të dyja sistemet nervore janë aktive, dhe kjo mund të jetë arsyeja pse shkaktohet dridhja.

Një tjetër teori për atë se pse ne dridhemi kur urinojmë,  është se urina është e ngrohtë dhe del nga trupi, duke shkaktuar një rënie në temperaturën e tij.

Por kjo ende nuk shpjegon se pse dridhjet ndikojnë më shumë tek meshkujt sesa femrat.

Kjo vjen nga fakti që burrat urinojnë në këmbë, shpjegon Olivia.

Ajo shtoi: "Nëse ngrihemi për të urinuar, presioni i gjakut do të jetë pak më i ulët kur jemi  ulur,  gjë që mund të çojë në një ndërveprim më të fortë midis dy sistemeve nervore".

E vërteta është megjithatë, se ende nuk e dimë saktësisht se pse disa njerëz dridhen kur urinojnë. Për këtë kërkohen më shumë kërkime shkencore.

EMISIONET