Prokuroria e Leces ka firmosur 27 urdhërarreste ndaj personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria drejt Italisë. Operacioni i përbashkët i cili u ndërmos mëngjesin e sotëm (12 shkurt 2019) çoi në arrestimin e 17 personave, mes të cilëve 6 janë arrestuar në Shqipëri dhe 11 në Itali.

Ndërkohë 3 të tjerë, mes të cilëve 2 shqiptarë dhe një italian, ndodhen në burg në Shqipëri. 7 persona janë shpallur në kërkim. 

Në Itali  5 nga 11 të arrestuarit janë shtetas italianë, ndërsa të tjerët me kombësi shqiptare.

Operacioni u kodua "Lulet e pranverës". Eshtë operacioni i parë i skuadrës së përbashkët hetimore mes autoriteteve italiane dhe shqiptare dhe është rezultat  i një hetimi dy vjeçar nga prokuroria e Leçes. 


Në Shqipëri janë arrestuar sot, 12 shkurt

1-Denis Pashaj 33 vjeç
2-Kristjan Llanaj alias Nuredinaj 36 vjeç
3-Luka alias Kriols Beqiraj 32 vjeç
4-Arbnor Xhimaj alias Hoxhaj 34 vjeç
5-Bilal Kabello 34 vjeç
6-Kujtim Elmazi 58 vjeç

Në Itali janë arrestuar sot 12 shkurt:

1-Dorian Alikaj 34 vjeç
2-Altin Avduramani 46 vjeç
3-Ajet Çepaj 50 vjeç
4-Klaudio Fani 34 vjeç
5-Artur Malo 35 vjeç
6-Raul Zenunaj 40 vjeç
7-Giancarlo Desimone
8-Gianfranco Conestabile
9-Salvadore Santoro
10-Francesco Tarantini
11-Giuseppe Vanatagiato


Lexoni me shume detaje per operacionin: "Lulet e pranveres"

/Ora News.tv/