Hegjemonia e viteve të fundit e skuadrave spanjolle në Uefa Champions League është thyer.

Këtë sezon pjesë e 16 skuadrave që siguruar kalimin në raundin tjetër atë me eleminim direkt, janë vetëm 3 skuadra spanjolle me Laliga që përfaqësohet në Champions vetëm nga Barcelona e Sevillja dhe kampionët në fuqi të Realit të Madridit, ndërsa “hegjemoninë Laliga” e kanë thyer ekipet angleze.

Plot 5 ekipe angleze kanë kaluar fazën e grupeve me Manchester United, Manchester City, Tottenham e Liverpool që siguruar vendin e parë në grupin e tyre, ndërsa Chelsea e Antonio Conte e mbylli në vendin e dytë pas Romës kryesuese.

Sipas të dhënave, skuadrat angleze përbëjnë 1 të 4-tën e kësaj faze, ndërsa 16-ja plotësohet nga 3 skuadra spanjolle, 2 italiane, ndërsa plotësojnë përbërjen me 1 skuadër kampionati francez, gjerman, turk, portugez, zvicerian dhe ai ukrainas.

Skuadrat e kualifikuara në raundin tjetër.

/Ora News.tv/