Reperi S4MM ka disa kohë që ka hyrë në tregun e muzikës dhe po realizon suksese të mëdha. Për herë të parë, ai ka dalë jashtë kornizave të punës dhe ka rrëfyer se cila këngëtare shqiptare e tërheq.

"Nuk kam flirtuar me askënd, por e kam patur fiksim Ronela Hajatin, nuk e di pse. E kam patur fiksim, e shihja në Instagram dhe ndonjëherë vazhdoj ta shoh. Më pëlqen. Nuk kam folur asnjëherë, nuk e kam parë Live, por e kam fiksim, nuk e di pse", tha ai në intervistën për 'SevenBizz'.

Para pak kohësh, ai i këndoi dashurisë por nuk ishte një dedikim siç menduan të gjithë. Ndër të tjera, S4MM nuk beson tek kjo ndjenjë dhe thotë se nuk mund ta duash gruan pas 50 vitesh.

Ndër të tjera, ai po përgatitet për albumin e tij që pritet të dalë para vitit 2019.

/Ora News.tv/