"Duhet të merreshim me artin, po merremi me llaç e tulla!", flasin Luftar Paja dhe Reshat Arbana

"Duhet të merreshim me artin, po merremi me llaç e

Vijon dëgjesa publike lidhur me Teatrin Kombëtar mes aktorëve dhe kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.  

Aktorët e njohur Luftar Paja dhe Reshat Arbana vunë theksin cilësia artistike.

Aktori i njohur Luftar Paja u shpreh: Jam për teatër të ri kombëtar me të gjitha përmasat që i takon një teatri nacional shqiptar. Po që të kemi këtë teatër nuk më vjen mirë që ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçin e tullat.

Këto janë të ndara. Ka kush përgjigjet për llaçin dhe tullat, ka kush përgjigjet për beton e të tjera. Ne si artistë duhet të shtojmë forcat për betonin artistik dhe llaçin artistik. Se ja e bëmë betonin por a kemi një Romeo dhe Zhulietë që demonstrojë në atë teatër?

Kur them për këtë nuk e kam fjalën t'i kryejë teatri këto detyra. Kjo është e thellë, duhet parë me përparësi që nga Unviersiteti i Arteve, kush jep mësim atje dhe çfarë bëjnë, për të ardhur më pas këtu tek llaçi e tulla.

Më vjen keq që lokalizohet jo Tirana, jo Korça, Teatri kombëtar e ka emrin Teatri Kombëtar dhe në këtë teatër nuk duhet të vijnë ata që banojnë në Tiranë.

Kjo të mos lokalizohet. Teatri është edhe i fierakëve, korçarëve, i gjithë Shqipërisë, prandaj mendimi im është që secili të shohë punën e tij dhe të mos merret me ato merret jo kaq po aq. Aty ka specialistë që merren me atë punë"


Reshat Arbana: Kam parë konfliktualitet të shëmtuar mes aktorëve. Nuk na lejohet ne aktorëve të zihemi dhe ti vëmë epitete njëri- tjetrit. Unë kam 27 vjet që kam ikur nga ai teatër, por teatri duhet të mbetet aty. Le tia lëmë teatrit të bëhet përsëmbari. Nuk jam dakord që u dashkan 1 milionë dollarë për ta restauruar. Të mendojnë për këtë punë ata që janë specialistë.

Lërjani territorin e teatrit Tiranës. Salla e teatrit të Shkupit është e mrekullueshme dhe nuk di sa mund të ketë kushtuar. Të behet një teatër i mirë dhe ti lëmë këta njerëz këta aktorë të ushqejnë me emocione popullin, sepse me të thënë të drejtën vuajnë në këtë drejtim.

Jam për teatro që të ngacmojnë në zemër sepse ndodh që vijmë në teatër dhe duam të ikim sa më parë.

Mendoni më hodhë. Bëni një gjë të bukur sepse ato kullat nëse do të bëhen do bien mbi kokat e artistëve

EMISIONET