Sonte në orën 20:20 starton nata e parë gjysmëfinale e 20-vjetorit të “Kënga Magjike”. Si çdo vit, festivali do të prezantohet nga Ardit Gjebrea, i cili ka zgjedhur që të shoqërohet nga Bora Zemani dhe Klaudja Pepa.

Emrat e parë nga artistët Big që do performojnë këtë mbrëmje janë: Era Rusi, Venera Lumani, Kejsi Tola, Rozana Radi, Ronela Hajati, Kastro Zizo, Arjola Toska me Brunon dhe Ardit Çuni me Daniela Toçin.

Ndërsa artistët e rinj që do provojnë për herë të parë magjinë e skenës së festivalit janë: Henri Mahmuti, All in Band & Lori, Giorgia Igliozzi, Silvi Mema, Laorjan Ejlli, Red Carpet, Amela Agastra, Eliss, Lorenc Hasrama & Olsi Bylyku, Genti Deda, Wendi Mancaku, Krusita, Arselinda Sheqeri.

Votimi i jurisë dhe i publikut do të përzgjedhë se cili prej tyre do arrijë në finalen e madhe që do mbahet me 8 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

/Ora News.tv/