Ja arsyeja që eliminoi Senegalin nga Kupa e Botës

Ja arsyeja që eliminoi Senegalin nga Kupa e Botës

Pavarësisht se arritën ta mbyllnin grupin H në kuotë të njëjta pikësh me Japoninë, Senegali i ka dhënë lamtumirën Kupës së Botës, për një arsye mjaft të veçantë, kartonat e verdhë.

Dy kartona të verdhë të marrë nga senegalezët në krahasim me ato të Japonisë i dhanë kualifikimin aziatikëve, duke qënë se kishin marrë vetëm 4 kartona të verdhë në fazën  e grupeve, kundrejt 6 të afrikanëve.

Rregullat e FIFA’s thotë se nëse skuadrat kanë të njëjtat pikë dhe rezultat të barabartë në ndeshjet direkt dhe golavarazhin të njëjtë atëherë në ndihmë iu vjen disiplina dhe kartonët e verdhë.

Pra, do të thotë se senegalezët ishin më të padisiplinuar se japonezët dhe kjo gjë i eliminon ata nga Botërori. 

EMISIONET