Izraelitët vrasin 7 palestinezë, midis tyre komandanti i Hamasit

Izraelitët vrasin 7 palestinezë, midis tyre komandanti i Hamasit

Shtatë palestinezë, përfshirë një komandant të Hamasit, janë vrarë gjatë një operacioni izraelit në Rripin e Gazës.

Ushtria e Izraelit tha se një nga ushtarët e saj ishte vrarë dhe një tjetër u plagos gjatë përplasjes së armatosur.

Përplasjet ndodhën në  lindje të Khan Younis, në jug të territorit.

Sulmet ajrore izraelite u pasuan nga hedhja e raketave nga territori i rrethuar nga Hamasi mbrëmjen e së dielës.

Një zyrtar i lartë i Hamasit, grupi që administron Rripin e Gazës, tha se ekipi i forcave speciale izraelite infiltroi një zonë pranë qytetit jugor të Khan Younis me një automjet civil.

Mes atyre që u raportuan të vrarë në sulmin ishte Nour Baraka, një komandant i shquar i Brigadave al-Qassam.

Ngjarja ka gjasa të rrisë tensionet mes dy vendeve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vendosi të shkurtojë vizitën e tij në Paris për 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe u kthye në vend të dielën mbrëma, tha zyra e tij në një deklaratë.

Një zëdhënës i Hamasit, grupi militant islamik që dominon Gazën, e përshkroi incidentin si një "sulm frikacak izraelit".

Zyrtarët dhe mjekët e Hamasit thanë se shtatë vetë u vranë, katër prej tyre militantë.

EMISIONET