Izraeli tërhiqet zyrtarisht nga UNESCO

Izraeli tërhiqet zyrtarisht nga UNESCO

Përfaqësuesit e Izraelit në UNESCO morën së fundmi urdhër nga kryeminstri i Izraaelit Benjamin Netanjahu, që të njoftojnë zyrtarisht tërheqjen e vendit nga UNESCO. Ministria e Jashtme izraelite akuzoi  OKB për sulme të vazhdueshme ndaj shtetit hebre. Në muajin tetor, Netanajhu tha se Izraeli do të ndjekë shembullin e SHBA për tu larguar nga UNESCO.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka udhëzuar të dërguarit e Izraelit në Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara për të njoftuar zyrtarisht tërheqjen e Izraelit nga organizata.

Ky është veprimi i parë zyrtar që Izraeli ndërmerr, që kur vendosi të largohet nga UNESCO në muajin tetor. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite Emmanuel Nahshon tha ditën e premte se vendimi u bazua në kuadër të sulmeve sistematike të agjencisë kulturore të OKB-së mbi shtetin hebre. Sipas zyrtarëve izraelitë organizata ka tentuar në mënyrë të vazhdueshme të shëpusë historinë hebreje nga toka e Izraelit. 

Nahshon bëri të ditur në deklaratën e tij se letra zyrtare e largimit do të dorëzohet pas 25 dhjetorit dhe më pas Izraeli do të largohet përgjithmonë nga UNESCO deri në fund të vitit 2018. Më herët edhe Kryeministri i Izraelit, Netanjahu njoftoi se vendi i tij do të ndjekë shembullin Shtetet e Bashkuara për t'u tërhequr nga UNESCO në muajin tetor. Ai përshëndeti vendimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump, si të guximshëm dhe moral. Netanjahu e cilësoi organizatën si një teatër absurditeti, dhe akuzoi UNESCO që shtrembëron historinë e vendeve, në vend që ta ruajë atë.

EMISIONET