Izrael-Iran, përplasje në Siri

Izrael-Iran, përplasje në Siri

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit sa vijnë e shtohen, teksa palët kanë shkëmbyer zjarr mes tyre në rajonin e Golanit në Siri. Një sulmi me raketa të Rojave Revolucionare iraniane, ushtria izraelite i është kundërpërgjigjur me një valë goditjesh ajrore. Tensionet mes palëve janë të larta dhe kryeministri izraelit ka paralajmëruar mundësinë e një lufte mes tyre.

Izraeli ka goditur thuajse të gjithë infrastrukturën ushtarake të Iranit në Siri, në përgjigje të një sulmi iranian me raketa në rajonin e pushtuar të Golanit.

Ushtria izraelite deklaroi se bazat e saj janë goditur nga 20 raketa përgjatë natës, të hedhura nga Rojat Revolucionare iraniane, gjë që nxiti edhe kundërpërgjigjen e Izraelit, që ka shënjestruar një sërë batalionesh të mbrojtjes, radarë dhe një depo municionesh të Iranit.

Nuk pati një koment të menjëhershëm nga Teherani zyrtar lidhur me shkëmbimin, ndërkohë që prezenca e trupave ushtarake iraniane në Siri është në funksion të mbështetjes së Iranit për presidentin Bashar al-Assad.

Por kjo gjë shihet nga Izraeli si një kërcënim direkt, pasi Irani është një armik i vjetër i Izraelit dhe vazhdimisht kërkon fundin e ekzistencës për shtetin hebre.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar më parë se Izraeli mund edhe të shkojë në luftë me Iranin, për të ndalur sulmet.

Kujtojmë se udhëheqësi izraelit ishte një faktor kyç në bindjen e Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga marrëveshja historike mes Iranit dhe fuqive botërore, që frenon aktivitetin bërthamor të Teheranit.


EMISIONET