Izet Haxhia: Unë dëshmitar i ngjarjeve që mund 'ti djegin' Sali Berishës

Izet Haxhia kërkoi për herë të dytë përballje me Sali Berishën në gjykatë në procesin ku po shqyrtohet kërkesa e tij për rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. I dënuari tha se ka dijeni për shumë fakte që mund ta trondisin ish-kreun e PD. Ndërkohë në seancën e të enjtes, prokuroria u deklarua kundër rihapjes së dosjes, me argumentin se procesi i zhvilluar ndaj Izet Haxhisë ka qenë i rregullt edhe në mungesë të tij pasi ai kishte marrë njoftim sipas procedurës.    

Izet Haxhia nuk heq dorë nga kërkesa për tu përballur në gjykatë me Sali Berishën duke pretenduar se është gati të dëshmojë në lidhje me ngjarjet që ka ndodhur nga viti 90  deri në 98.

Në seancën e të enjes në Gjykatën e Tiranës,  ku po shqyrtohet kërkesa e tij,  për të rihapur gjyqin per vrasjen e deputetit  Azem Hajdari, i dënuari Izet Haxhia deklaroi se Berishes nuk i intereson dëshmia e tij, pasi ai di shumë gjera. Madje kjo ishte edhe arsyeja që ai nuk ishte ekstraduar gjatë  ketyre  viteve ndonesë kishte zgjdhur të njëjtën procedurë si Aldo Bare.

Izet Haxhia: Ekstradimi im si interesonte qeverisë Berisha, u arrestova dhe ndaj meje u ndoqën të njëjta proçedura gjyqësore si me Aldo Baren. Ai u ekstradua ndërsa unë jo deri sa ndryshoi sistemi, përse kjo. Kjo ka ndodhur sepse unë di shumë gjëra që Berishës i djegin shumë ngjarje, shumë krime që do flas nëse më jepni të drejtën. Ndaj kërkesa ime është më rigjykoni.  

Edhe avokati i tij Bashkim Nikolla kerkoi pranimin e kërkesës për të zbardhur sipas tij të vërtetën për vrasjen e Shekullit.

Prokurori i çështjes Petrit Bici paraqiti në gjykatë disa dokumenta që vërtetonin se  dëshmia e Haxhisë ishte kërkuar disa hërë nga organi i akuzës. Trupi gjykues caktoi datën 21 qershor  për seancën e radhes ku  pritet të merret vendimi ne lidhje me kerkesen e Haxhisë.

EMISIONET