1 javë pas ngjarjes tragjike, 37 vjeçarja Evisa Preka ka mësuar humbjen e 3 fëmijëve dhe bashkëshortit në aksidentin e 18 shkurtit në Velipojë.

Lajmin e kobshëm ia kanë dhënë familjarët në spitalin e Durrësit, ku u transportua me kërkesë të prindërve të saj.

Sapo ka marrë lajmin tragjik, gjendja e saj është përkeqësuar dhe aktualisht mbahen nën monitorim nën efektin e qetësuesve në Reanimacion.

Në vendin ku humbën jetën tragjikisht, 4 pjestarët e familjes Preka, këtë të dielë qëndronte një buqetë me lule.

Rruga nuk ka gjurmë tjetër që tregon shenjat e aksidentit tragjik, për të cilin edhe sot nuk kemi një rezultat përfundimtar të ekspertizës mbi shkaqet.

Pak kilometra me tutje, familja Preka i ka hapur prej ditësh dyert e mortit dhe këtë të dielë ka pritur ngushëllime nga qindra qytetarë, si dhe përfaqësues politik.

Fillimisht Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, e më pas deputetët demokratë të Shkodres së bashku me nenkryetarin e PD-së, Edmond Spaho, i shprehen ngushëllimet e tyre familjes Preka që humbi djalin Edmondin së bashku me 3 fëmijët.

Mbi tryezën ku familja pret ngushëllime qëndrojnë 4 portretet e të afërmve që u shuan nga ai aksident i rëndë i ndodhur 7 ditë më parë.

Fjalët janë të pakta në familje, por falenderimet ndaj shqiptarëve i kanë të shumta, pasi solidarizimi ka qenë i madh.

/Ora News.tv/