Autoritetet e Policisë Financiare Italiane në bashkëpunim me qëndrën operative të Breshës e nën koordinimin e Prokurorisë së Bergamos kanë ekzekutuar një operacion hetimor 5 ditor, i cili ka çuar në arrestimin në flagrancë të një sipërmarrësi italian dhe në urdhër ndalimin e një shtetasi shqiptar.

Akuza ndaj tyre është zhvatje parash me kërcënim. Gjatë operacionit u sekuestruan 130 mijë euro cash e bizhuteri në vlerë 100 mijë euro.

Hetimet nisën pas denoncimit të një një personi i cili  një vit më parë, kishte marrë parà borxh me fajde tek një sipërmarrës italian me aktivitet në Bergamo.

Muaj pas muaji sipërmarrësi rriste interesat e fajdes së dhënë e për ta detyruar borxhliun që të paguante,  kishte punësuar një shtetas shqiptar me detyrën e kërcënimit të dhunshëm e në të gjitha mënyrat deri në përfitimin e interesave që ai pretendonte.

Shqiptari me precedent penal e akutalisht nën urdhër arrestimi shtëpiak për trafik droge, jo vetëm që e kërcënonte,  por disa herë i kishte hyrë me forcë në banesë ku jetonte së bashku me familjen.

Autoritetet italiane pas verifikimit të fakteve të mbledhura e rrezikut për sigurinë fizike të borxhliut e të familjes së tij nisën një hetim rrufe 5 ditor që çoi në arrestimin në flagrancë të fajdexhiut sipërmarrës italian e në urdhër ndalimin e shtetasit shqiptar.

Në një garazhd në zotërim të sipërmarrësit italian u gjetën fshehur në qese ushqimesh e pako kafeje rretj 130 mijë euro cash e bixhuteri me vlerë 130 mijë euro.

/Ora News.tv/