Italia paralizohet, Sindikatat në grevë për të drejtat e grave

Italia paralizohet, Sindikatat në grevë për të drejtat e

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Italia ndodhet sot në një grevë të përgjithshme 24 orëshe që ka përfshirë transportin publik, hekurudhor, ajror, arsimin e të gjitha institucionet publike.

Kjo grevë e organizuar nga Bashkimi Kombëtar i Organizatave Sindikaliste italiane ka përqafuar nismën " Jo një më pak" për protestuar kundër çdo forme diskriminimi gjinor dhe dhune ndaj grave.

Në shumë qytete italiane do të zhvillohen manifestime në mbrojtje të të drejtave të grave në sistemin e punësimit, kundër ngacmimeve seksuale në punë, barazisë gjinore e mundësive të barabarta formuese e profesionale, garacisë sociale të së drejtës së mëmësisë e mbështetjes familjare e kundër dhunës në familje.

Manifestimi i grave në Itali i bashkohet sot lëvizjes feministe dhe protestave që do të zhvillohen në rreth 70 vende të botës në kujtim të të gjitha grave viktima të dhunës në familje e kudo tjetër.

Në Itali çdo vit rreth 150 gra mbeten viktima të dhunës nga bashkëshorti ose i dashuri, e mbi 82% e krimeve ndaj grave kryhet nga një familjar i saj.

Nisma "Jo një më pak" në Itali i bashkohet lëvizjes botërore #metoo lindur pas denoncimeve të mjaft aktoreve ndaj ngacmimeve seksuale të producentit të njohur kinematografik Harvey Weinstein e për të inkurajuar të gjitha gratë që kanë.

Njëra prej tyre është dhe aktorja italiane Asia Argento e cila inkurajon të gjitha gratë që në jetën e tyre kanë qënë viktima të episodeve të dhunës e diskriminimit të çlirohen nga pesha e rëndë që mbajnë brenda e të denoncojnë.

"Lëvizja #metoo, tha ajo një ditë më parë në Parlamentin Europian ku ishte e ftuar të fliste në emër të grave të dhunuara seksualisht, është revolucioni më i madh i grave pas fitimit të së drejtës së votës. Jam dhunuar seksualisht në moshën 21 vjeçare më 1997 e mu desh shumë kohë të kuptoja çfarë më kishte ndodhur e të gjeja kurajon për të folur në publik". 

"Në Itali nuk më besuan, tha ajo. Në Francë po. Unë ndjeva e dhunuar për herë të dytë duke rënë në një depresion të fortë."

Nën thirrjen e aktores italian lëvizja #metto është shndërruar sot në #WeToogether "besoj, thotë ajo që ne gratë të gjitha bashkë mund të bëjmë një revolucion kulturor për të shtypur çdo formë dhune ndaj nesh e ndaj zgjedhjeve tona në jetë."

Greva 24 orëshe dhe manifestimet kanë paralizuar sot Italinë. Qarkullimi i transportit publik është ndaluar dhe vonesa të shumta janë regjistruar dhe në transportin ajror.

EMISIONET