Shancet e Italisë për të marrë pjesë në botërorin e Rusisë nuk kanë përfunduar.

Të kaltërit nuk munden të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë play-off  në Stokholm përballë Suedisë duke u eleminuar në mitikun “San Siro”.

Axurrët kanë një fije shprese për t’u kualifikuar  për në botëror.

Neni 7 i rregullores së FIFA i jep shpresa Buffonit me shokë, në një pjesëmarrje “magjike” në Rusi.

Në këtë nen të rregullores së FIFA shkruhet se në rast se një kombëtare e kualifikuar në botëror vendos të tërhiqet, ose pezullohet nga autoriteti i FIFA, do i lë hapësirë institucionit t’a zëvendësojë më një tjetër ekip dhe kombëtarja e Italisë “e ka” këtë privilegj sepse  është kjo kombëtare që edhe pse luajti në fazën play-off ka grumbulluar më shumë pikë se sa kombetaret e tjera dhe në këtë situatë, janë “axhurrët” ata që përfitojnë.

Kështu, tifozët italianë mund të mbërthejnë “me thonj” shpresën e fundit, për të evituar një tragjedi të futbollit Italian.



/Ora News.tv/