Italia jashtë botërorit, Ventura: Nuk kam dhënë dorëheqjen

Italia jashtë botërorit, Ventura: Nuk kam dhënë

Italia mbeti jashtë botërorit së verës së ardhshme dhe mediat italiane ia kanë “faturuar” këtë dështim Gian Piero Venturës.

Strategu i Italisë nuk ia doli të marrë një biletë për në botërorin e ardhshëm dhe kjo është quajtur si një turp kombëtar, pasi axurrët përveçse ia kanë dalë të ngrijnë lart 4 herë kupën e botës , dështuan përsëri pas plot 60 vitesh .

Kur të gjithë prisnin që menjëherë pas fundit të takimit të dilte trajneri Ventura dhe të deklaronte publikisht dorëheqjen nga stoli i kombëtares, ai është shprehur:

Nuk kam dhënë dorëheqje, nuk kam biseduar ende me presidentin. Ju kërkoj falje sepse u vonova, por isha në dhomat e zhveshjes për të përshëndetur të gjithë futbollistët. Kur merret një rezultat, i merituar apo i pamerituar, sigurisht që fajtori është trajneri. Nga ana sportive, është një rezultat shumë i rëndë.

Megjithatë unë jam në futboll prej vitesh dhe duhet pranuar kjo që ndodhi. Jam krenar që kam qenë pjesë e kombëtares dhe që kam punuar me shumë kampionë të mëdhenj, dhe të tjerë që do të bëhen të tillë. Falënderoj publikon e ‘San Siros’ sepse e kuptova edhe njëherë sot se çdo të thotë të drejtosh kombëtaren”-u shpreh ai.


EMISIONET