Prej ditës së sotme në Itali ka hyrë në fuqi direktiva anti drogë e Ministrisë së Brendshme italiane me kontrolle të jashtëzakonshme në territor kundër të ashtuquajturave "sheshet e shitjes së drogës" e përshpejtimin e procedurave të dëbimit për emigrantët trafikantë e pa leje qëndrimi në Itali.

E kërkuar fort nga Ministri i Brendshëm Matteo Salvini, kjo direktivë përcakton masa të forta për parandalimin e luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Objekivi kryesor është fuqizimi i aktivitetit të kontrollit në territor me fokus të veçantë ndaj të ashtuquajturave "sheshe të shitjes".

Gjithashtu synohet të përmirësohet koordinimi i punës me Policinë me ndihmën e forcave të policisë lokale për përshpejtimin e procesit të dëbimit nga territori të trafikantëve me shtetësi të huaj e pa leje të rregullt qëndrimi në Itali.

"Duam t'i kthejmë qytetarëve, mjaft zona në territor që janë në duart e "spacciatorëve" (trafikantëve të shitjes së dozave të vogla të drogës. E ky është vetëm fillimi, është shprehur sot Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini.



/Ora News.tv/