Italia do të kthejë në Shqipëri të dënuarit shqiptarë

Italia do të kthejë në Shqipëri të dënuarit

Të dënuarit shqiptarë nga drejtësia italiane, për vepra të ndryshme penale e që aktualisht po vuajnë dënimin në Itali së shpejti do të rikthehen në Shqipëri për të shlyer dënimin e mbetur.

Ministri italian i drejtësisë Alfonso Bonafede në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane "La Stampa" ka deklaruar se qeveria italiane po punon për nënshkrimin e disa marrëveshjeve me vendet si Shqipëria dhe Marokun për të kthyer në burgjet e tyre shtetasit shqiptarë apo marokenë që ka kryer krime në Itali.

"Reforma në drejtësi është nga prioritet e qeverisë sonë, ka deklaruar ministri Bonafede duke informuar se ka vënë një afat dy vjeçar me një plan investimi prej 500 milionë euro për të marrë frytet e para të kësaj reforme.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë në Itali duhet të fitoj besimin tek qytetarët duke synuar ndryshimin e procesit penal si dhe eliminimin e kohëve të gjata me vite të zhvillimit të një procesi gjyqësor.

Mbi popullimi i burgjeve italiane me shtetas të huaj është një nga problematikat e sistemit të drejtësisë italiane.

Duke iu referuar të dhënave të Ministrisë italiane të Drejtësisë, deri më 31 tetor 2018 në burgjet italiane ndodhen 2560 të burgosur shqiptarë  34 prej tyre janë femra. Ndër ta, janë 1661 të burgosur mes të cilëve 17 femra që po vuajnë masën e dënimit të marrë nga drejtësia italiane, ndëra 897 shqiptarë mes të cilëve 17 femra janë në gjendje arresti me burg në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor.

Të burgosurit shqiptarë në burgjet italiane renditen të tretin në numër pas atyre marokenë me 3740 të burgosur dhe rumunë 2573 të burgosur.

Sipas të dhënave të drejtësisë italiane të përditësuar deri më 31 tetor të 2018 në Itali janë 20 189 të burgosur me shtetësi të huaj e të burgosurit shqiptarë përbëjnë 12, 7 % të tyre.

Ndërsa sa i takon shtrirjes gjeografike, numri më i lartë i të burgosurve shqiptarë në Itali gjenden në rajonin e Lazios e të Emilia Romagnas ku vuajnë dënimin me numër të barabartë në secilin rajon 266 prej tyre, ndërsa në Liguria ndodhen aktualisht 110 të burgosur shqiptarë, në Kampanja 91 e me radhë.

Motivet e dënimeve të të burgosurve shqiptarë në Itali janë grabitje. trafik lëndësh narkotike, tentativë vrasje e vrasje, armëmbajtje pa leje, pjesëmarrje në aktivitet kriminal.

EMISIONET