Italia dëbon imamin kosovar, akuzohet për terrorizëm

Me urdhër të Ministrit të Brendshëm italian Marco Minnitti, policia e antitterrorizmit italian ka dëbuar sot nga Italia imamin me origjinë kosovare Idriz Idrizoviç. 

Imami Idriz Idrizoviç 39 vjeç i martuar me 5 fëmijë e banues në komunën Olgiate Molgora në rajonin e Lombardisë konsiderohet nga antiterrozmi italian si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare për shkak të aktivitetit të tij predikues të islamizmit ekstremist.

Idriz Idrizoviç, ish-muhaxhedin në kohën e luftës së Kosovës prej 10 vitesh jeton në Itali e për shumë vite ai ka zhvilluar aktivitetin e tij si imam udhëtar, pa një vendqëndrim bazë.

Hetimet e antiterrorizmit italian kanë vërtetuar lidhjet e kontaktet e tij të shpeshta me kosovarin Idriz Bilibani, i arrestuar për terrorizëm më17 shtator 2014 nga policia kosovare dhe me imamin Husein Bosnic, ish-anëtar i brigatës "Al Mujahid" e pranishme në Bosnje përgjatë konfliktit ballkanik të viteve '90 e i arrestuar për terrorizëm më 3 shtator 2014.

Hetimet e antiterrorizmit kanë vërtetuar se Idriz Idrizoviç në dhjetor të 2016 ka udhëtuar drejt Gjrmanisë ku ka vizituar disa qëndra islamike.

Madje ai është emëruar dhe imam i një qëndre islamike në Dortmund. Por autoritetet gjermane e kanë dëbuar me akuzën si predikues i urrejtjes salafite i përfshirë në radikalizimin e luftëtarëve të huaj në luftën e Shtetit Islamik.

Emri i imamit Idriz Idrizoviç ishte i përfshirë dhe në hetimin ndaj Anis Amri autori i atentatit të Berlinit, i ekzekutuar nga policia italiane në komunën Sesto San Giovanni mjaft pranë qëndrës islamike ku predikonte imami kosovar.

Imami Idriz Idrizoviç është dëbuar sot nga territori italian me një avion të linjës nga Milano drejt Prishtinës.

/Oranews.tv /

 

EMISIONET