Një 29 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë, pas më shumë se 4 muaj në agoni në spitalin San Martino në Genoa.

Albion Kapedani, i cili përfundoi në shina në përpjekje për të kapur trenin në lëvizje, nuk ia ka dalë pavarësisht përpjekjes së gjatë.

"La Republica" shkruan se prokuroria ka nisur hetimin për vrasje, duke vënë nën akuzë tre persona, përfshirë edhe makinistin e trenit.

Historia daton në 21 shtatorin e kaluar. Sipas asaj që u rindërtua, i riu u përpoq të ngjitej në tren, por u rrëzua dhunshëm në trotuarin e platformës.

Hetuesit duan të zbulojnë nëpërmjet dëshmive të ndryshme dhe ndihmës së telekamerave në stacion nëse 29-vjeçari mbeti mes dyerve të trenit apo nëse treni ishte me dyer të hapura apo i kishte mbyllur në momentin që po lëvizte nga stacioni.

Mjekët ligjorë do të kryejnë autopsinë në trupin e viktimës.

/Ora News.tv/