Itali, gjendet i vetëvarur në park një 35 vjeçar shqiptar

Një 35 vjeçar shqiptar është vetëvarur në një park në qytetin e Milanos.

Viktima është gjetur i varur në një pemë në lartësi 9 metra në Parkun e Rezistencës në Milano, në zonën Tibalti.

Policia shkencore ka vërtetuar se për kryerjen e aktit ekstrem shqiptari ka përdorur rripin e pantallonave.

Autoritetet po hetojnë mbi jetën e 35 vjeçarit, motivet që e çuan drejt vetëvrasjes si dhe dinamikat e ngjarjes.

Shqiptari rezulton pa precedent penal. Trupi i tij u gjet rastësisht nga një kalimtar në park pasditen e së dielës.

Ekzaminimet e para të mjekut ligjor kanë verifikuar se ngjarja ka ndodhur të paktën 8 para se të gjendej trupi.

Para kryerjes së vetëvrasjes shqiptari ka lidhur në trungun e pemës çantën e tij me dokumentet e portofolin.

/Ora News.tv/