Itali, shqiptari me standard të lartë jetese ndiqet në autostradë me 17 kg drogë

Pas një ndjekje të gjatë, policia arriti të sekuestronte 17 kg drogë në një makinë në Francavilla në Itali.

Operacioni çoi në arrestimin e drejtuesit të mjetit, një shqiptari dhe sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës.

I riu nuk ka pasur më parë rekord penal, ndërsa jetonte në Montesilvano.

Sasia prej 17 kg drogë ishte e ndarë në 9 kg marihuanë dhe 8 kg hashash.

28 vjeçari shqiptar që shërbente si korrieri u kap nga policia e Chietit në rrugën nacionale Adriatica.

Pas një ndjekjeje që zgjati disa kilometra, i riu që ngiste BMW-në, u ndalua në veri pranë kufirit me Pescara-n.

28 vjeçari është treguar menjëherë nervoz dhe nga kërkimi i automjetit u gjet në bagazh një çantë shpine ku gjendej sasia e drogës.

Gjatë një kërkimi në shtëpinë ku jetonte, u zbuluan edhe drogëra të tjera dhe 600 euro para të gatshme.

Hetimet filluan me monitorimin e të riut, i cili edhe pse nuk punonte, bënte një standard të lartë jetese.

I riu u transferua në burgun e Chietit në dispozicion të autoritetit gjyqësor.


EMISIONET