Një sasi prej rreth 4 kg kokainë është sekuestruar nga policia Pietralata të Romës në Itali, duke çuar në pranga një 34 vjeçar shqiptar dhe një 44 vjeçar italian. Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të rreth 4 kg "pluhur të bardhë".

Policia kishte pikasur qëndrimin e dyshimtë të 44 vjeçarit italian, i cili u ndal pranë një makine në një zonë të izoluar afër rrugës Achille Tedeschi. Në zonë ishin edhe policia e veshur në mënyrë civile që kishte vënë nën vëzhgim të arrestuarit. Pranë shtetasit italiani mbërriti një makinë tjetër, nga e cila ra në sy një person me një qese.

Duke përdorur një telekomandë të makinës, burri ka mundësuar hapjen e një mekanizimi, i cili i mundësonte për të hequr ulëset e pasme, ku ishte krijuar një fund i dyfishtë, një mënyrë tipike e përdorur nga korrierët e drogës që mbajnë sasi të mëdha lëndësh narkotike.

Personi që erdhi, i cili më pas doli të ishte me kombësi shqiptare, fshehu tre pako kokainë dhe më pas u largua, por pak momente më vonë u ndalua nga policia, duke i gjetur mijëra euro, para të cilat ai nuk ishte në gjendje t'i justifikonte, ndërsa mbante me vete një dokument identifikimi bullgare të falsifikuar.

Ndërkohë, një tjetër patrullë filloi ndjekjen e shtetasit italian, i cili u mbërthye në fushën e Tor Bella Monaca, ku pas kontrollit të makinës në hapësirën e dyfishtë ku gjetën tre pako me 3.4 kg kokainë, ndoshta e destinuar për t'u shitur në zonë.

Ata janë arrestuan për posedim droge, ndërsa shqiptari do të përgjigjet edhe për dokumentin e rremë të identifikimit.

/Ora News.tv/