Një shqiptar  murator është arrestuar në Xhenova, pasi u kap në bodrum me gjysmë kilogramë kokainë.

Mediat në Itali raportojnë se në prangat e policisë ra Roland Barkaj, i cili u arrestua në flagrancë teksa dilte nga apartamenti.

Gjatë kontrollit policia i gjeti 4 mijë euro, para që mendohet se i kishte siguruar nga shitja e lëndës narkotike.

Në bodrum u gjetën edhe mjete të tjera që përdoreshin për paketim dhe rregullim në sasi të vogla të drogës.

/Ora News.tv/