Një shqiptare 34 vjecare ka ndërruar jetë në spitalin San Gerardo të Monzës pasi është qëlluar me thikë për vdekje nga bashkëshorti i saj.

34 vjeçarja, e identifikuar si Fioralba.N ishte e martuar me një 35 vjeçar me origjinë nga Maroku.

Çifti jetonte në komunën e Seregnos në provincën e Monzës dhe ata ishin drejt divorcit,  pasi kishin 2 muaj që nuk jetonin bashkë.

Çifti ka një djalë 5 vjecar.

Krimi ka ndodhur  pasditen e sotme pas një grindje në makinë, e në praninë e djalit të tyre.

34 vjecarja është gjetur në gjëndje mjaft të rëndë në makinën tip Chevrolet e parkuar pranë banesës së ciftit. Ajo ka ndërruar jetë në spital.

/Ora News.tv/