Itali, koncensionari që mirëmbante urën në Xhenova rrezikon 150 mln euro gjobë

Itali, koncensionari që mirëmbante urën në Xhenova rrezikon

Kryeministri italian, Giuseppe Conte thotë se kompania koncesionare që mirëmbante urën që u shemb në Xhenova, do të përballet me një gjobë prej 150 milionë euro. "Ne do të fillojmë procedurën e revokimit të lejes pa pritur gjetjet në procedurën penale", theksoi Conte.

Më herët, zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini tha se kompania "Autostrade per l’Italia” është përgjegjëse.

"Nëse ata nuk mund të menaxhojnë autostradat tona, shteti do ta bëjë këtë", shton ministri i Infrastrukturë Toninelli.

Kompania - e cila mbylli 2017-n me të ardhurat operative të gati 4 miliardë $, tha se "ne do të investojmë mbi një miliard dollarë për sigurinë dhe mirëmbajtjen". 

EMISIONET