Itali, katër shqiptarë kapen me 11 kilogram kokainë

Itali, katër shqiptarë kapen me 11 kilogram kokainë

Katër shqiptarë të arrestuar dhe 11 kilogram kokainë e sekuestruar. Ky është bilanci i një operacioni që është ndërmarrë nga policia e shtetit dhe Guardia di Financa mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë.

Policia kishte rënë në gjurmët e një makine VolkswagenTiguan me targa greke që bënte lëvizje të dyshimta përgjatë rrugës Gaeta.

Mediat italiane shkruajnë se janë arrestuar 4 shqiptarë,  njëri prej tyre me banim në Greqi si dhe janë sekuestruar 11 pako me kokainë një kilogramëshe. Janë  sekuestruar edhe 13 telefona si dhe 5 autovetura.

Nëse do të hidhej në treg droga do të nxirrte një fitim prej 1 milionë eurove.

/Oranews.tv/ 

EMISIONET