Itali, kapet gomonia me 5 mln euro drogë, pranga 2 skafistëve shqiptarë

Itali, kapet gomonia me 5 mln euro drogë, pranga 2 skafistëve

Guardia di Financa në Itali sekuestroi një gomone me gjysmë ton kanabis, ndërsa në pranga ranë edhe 2 skafistët shqiptare. Droga ka një vlerë prej 5 milionë eurosh, ndërsa shqiptarët u përpoqën të arratiseshin kur motovedetat italiane nisën t’i ndiqnin.

Gjysmë ton hashash sekuestroi Guardia di Financa në Itali, ndërsa në pranga ranë edhe 2 skafistët shqiptarë. 

Lënda narkotike u sekuestrua në një gomone 7 metra të gjatë në brigjet e Leçes, ndërsa të arrestuarit, me inicialet  K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Sota, 34 vjeç që akuzohen për “trafik ndërkombëtar të drogës”. 

Lënda narkotike peshonte mbi 500 kg dhe vlera e saj në treg përllogaritet mbi 5 milionë euro thuhet në informacionin e Guardia di Financa të publikuar sot (26 mars)  

Në operacion janë angazhuar forcat e Guardia di Financës, që janë përfshirë në operacionin “Themis 2018”, pranë agjensisë europiane Frontex. 

Operacioni u ndërmor të shtunën e 24 marsit. 

Në orën 18:30 u ra në gjurmët e gomones. 

Dy skafistët shqiptarë u përpoqën të arratiseshin drejt brigjeve të San Cataldos, por ndërhyrja në kohë e forcave policore, mundësoi edhe arrestimin e tyre dhe sekuestrimin e gomones me drogë. 

Momentalisht po kryhen hetime për vendin e origjinës së hashashit, ndonëse paraprakisht mendohet se skafi u nis nga brigjet shqiptare dhe droga ishte kultivuar në Shqipëri.

Edhe policia shqiptare bashkëpunoi për realizimin e këtij operacioni. 

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe dy punonjës të policisë kufitare në "Tri Port". "Dy policët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike.



EMISIONET